Categories Lajme

“Britania jashtë BE për 2 javë”/ Macron dhe Holanda ‘i hakërrehet’ edhe ishullorëve

Zyrtarët europianë do të takohen sot për të diskutuar nëse Brexit do të realizohet brenda tre muajsh apo brenda dy javësh. Vendimi për këtë diskutim do të jepet të hënën, por duket se ka nisur një lloj lodhjeje nga tejzgjatja e procedurës. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka thënë se do të donte të zgjidhej afati tre-mujor, që Britania të dalë më 31 janar. Ai ka pasur mbështetjen e Gjermanisë dhe Irlandës për këtë variant.

Megjithatë, presidenti Makron thuhet se po drejton një “rebelim”, i ndjekur nga Holanda, Belgjika, Luksemburgu e Spanja, duke kërkuar që Britani të dalë nga BE-ja brenda dy javësh. Kryeministri britanik, Boris Xhonson, u tha deputetëve që kërkonin më shumë kohë se do t’ua plotësonte dëshirën nëse ishin të gatshëm të mbanin zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor.

Xheremi Korbin, drejtuesi i opozitës, tha se vendimi i tij do të vinte pasi të shqyrtonte afatin e ndonjë zgjerimi të mundshëm të Nenit 50, të garantuar nga Brukseli. Deputetët e konservatorëve kanë këmbëngulur se do të ndjekin vendimin për zgjedhje të parakohshme. Nëse kryeopozitari Korbin nuk e mbështet vendimin të hënën, do të ishte hera e tretë që opozita britanike kundërshton zgjedhjet e parakohshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME