35 bizneseve të vendosura përgjatë shëtitores së Lungomares në Vlorë kanë firmosur një shkresë ku i kërkojnë bashkisë së Vlorës zgjatjen e orarit të ushtrimit të aktivitetit nga ana e tyre përtej orës 17:30. Kërkesa e tyre u depozitua në Bashki nga një përfaqësi prej katër personash dhe tashmë do të jenë në pritje të përgjigjes së kryebashkiakut Leli.
Pas daljes nga bashkia ata thanë për median se nëse nuk gjejnë mbështetje për kërkesat e tyre do të pezullojnë licencat e bizneseve dhe nuk do ti hapin më, teksa në ditët në vijimë do të marrin vendimin për protestën e radhës. Përveçse fashës së orarit përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë gjithashtu, shfrytëzimin e sipërfaqes në zotërim si dhe përdorimin në distancë jo më shumë se 2 metër larg njëra-tjetrës për çdo tavolinë, anulimin e taksës vjetore për këtë vit, lehtësimin e masave mbi praktikën personale dhe klientin. Vlora është në hartën e zonave të gjelbërta prej ditës së hënë ku ka më shumë lirshmëri të lëvizjes brenda qytetit por fasha e orarit mbetet e njëjtë si në të gjithë vendin, 05:00 me 17:30.