Categories Lajme

Keni apo duhet të aplikoni për pasaporta apo karta ID, ministri jep njoftimin e rëndësishëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë të ditur se është vendosur rihapja e procesit të pajisjes me karta identiteti dhe me pasaporta biometrike. Lleshaj ka bërë të ditur se aktualisht po shpërndahen pasaportat dhe kartat e ID të prodhuara më parë, ndërkohë që ka njoftuar se javën tjetër do të krijohet një aplikacion për qytetarët, me anë të të cilit do të mund të rezervojnë oraret për t’u paraqitur pranë zyrave të aplikimit.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se qytetarët duhet të paraqiten vetëm brenda orareve, në këtë mënyrë do të mund të shmangen radhët dhe dyndjet. “Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit. Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta”, thekson Lleshaj.

Prononcimi i plotë i ministrit Lleshaj në lidhje me këtë proces: Pas ndërprerjes për disa kohë të aplikimeve për kartat e identitetit dhe pasaportat, tashmë në kuadër të masave lehtësuese të shërbimeve, ka filluar puna për aplikimet edhe për kartat e identitetit, edhe për pasaportat, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka vazhduar edhe shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit të prodhuara për qytetarët.

E theksoj këtë pasi ka pasur shumë pyetje dhe kërkesa nga qytetarët, të cilët ende nuk janë informuar, ndaj dua të shfrytëzoj këtë mundësi sot për të thënë që të gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarjes së këtyre dokumenteve.

Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë. Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta. Theksoj edhe njëherë se është e rëndësishme që paraqitja pranë zyrave të bëhet vetëm pasi është bërë aplikimi dhe pasi është marrë orari përkatës, përndryshe nuk do të ofrohet shërbim, pa këtë kusht të plotësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME