Categories Lajme

Bizneset po gjobiten për shkak të mungesë së përshkrimit të produkteve në gjuhën shqipe

Në Kosovë po vazhdojnë të shiten produkte e mallra, pa përshkrim në gjuhën shqipe. Sipas organizatave për të drejtat e konsumatorëve, kjo gjë e rrezikon shëndetin e qytetarëve nga konsumimi i tyre. Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thonë se këto biznese po gjobiten. Edhe pse kjo çështje është e rregulluar me “Ligjin për Konsumatorët” dhe me Kushtetutë, shumë prej produkteve ushqimore dhe të medikamenteve në tregun dhe dyqanet në Kosovë nuk kanë përmbajtje në gjuhën shqipe.

Një gjë të tillë e thotë për KosovaPress edhe vetë kryeinspektori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulëzim Syla sipas të cilët inspektorët sa herë që hasin në mallra pa deklaracion në gjuhën shqipe, ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomikë. “Gjatë këtij viti kemi 74 raste që janë gjobitur, gjithmonë thirremi në atë ku konsumatorët janë ankuar dhe ne ku kemi hasur. Mirëpo ne si MTI, gjegjësisht si Inspektorat, bashkëpunojmë shumë edhe me Doganën e Kosovës, ku produktet të cilat hyjnë në tregun e Kosovës, e që nuk e kanë deklaracionin në gjuhën shqipe, ndalen në Doganë”, deklaron Syla. Një gjë e tillë, sipas tij ndodhë edhe si shkak i neglizhencës së vetë operatorëve ekonomikë. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress, se ky institucion gjatë gjithë kohës ushtron kontrolle jo saktësisht për deklaracionin e mallrave, por për të ditur sasinë, vlerën dhe numrin tarifor të produkteve të cilat janë në proces të zhdoganimit.

“Deklaracioni i mallit tek dogana kontrollohet tek dokumentet, por jo tek secili produkt, për arsyeje se është e pamundur që të kontrollohen 10 mijë paketime të të njëjtit produkt gjatë procedurës së importit. Duhet të kemi parasysh që Dogana nuk ka kapacitetet njerëzore, por edhe po të kishte, do të ishte prapë e pamundur. Por ne i kontrollojmë në bazë të mostrave, dhe sa herë që kemi pasur këto raste, kanë qenë disa raste që ne e kemi lajmëruar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, thotë Stavileci. Vetëm gjatë këtij viti, Stavileci thotë se kanë hasur në dhjetë raste.

“Afër dhjetë raste kanë qenë gjatë kësaj periudhe kur ne kemi hasur në produktet në të cilat në bazë të konstatimeve të oficerëve doganorë nuk ka pasur deklaracione në rregullt”, shton Stavileci. Mungesa e deklaracioneve në gjuhën shqipe te produktet e ndryshme për Selatin Kaçanikun nga Organizata Joqeveritare “Konsumatori”, mund të ketë pasojë në shëndet te konsumatorët.Një gjë e tillë, sipas tij, po bëhet qëllimisht nga vetë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Jemi përpjekur që të kontaktojmë me Doganën, sepse ajo është kompetente në kufi për të penguar çdo import, të cilitdo produkt-mall, pa deklaracione ose me deklaracione gjysmake por ja që kjo nuk ndodhë. Kjo është gati tragjike, nëse kemi parasysh edhe faktin se ne kemi edhe produkte farmaceutike, të cilat nuk kanë deklaracion në gjuhën e qytetarëve, të konsumatorëve. Kjo është një mangësi jashtëzakonisht e madhe, një problem shumë i madh, i cili nuk po ndiqet sa duhet qoftë nga Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut, qoftë nga rregullatorët e tjerë”, thotë Kaçaniku. Në vitin 2013 ka hyrë në fuqi rregullorja e re që parasheh se mandatin për të kontrolluar deklaracionin e produkteve ushqimore duhet të ketë ministria e Tregtisë dhe Industrisë. E sipas nenit 16 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, deklaracioni është i obligueshëm në gjuhën zyrtare.

“16.1. Gjatë shitjes së mallit, tregtari duhet t’ia japë konsumatorit dokumentacionin e paraparë nga prodhuesi, për t’i siguruar konsumatorit informacionin e duhur për përdorim. 16.2. Dokumentacioni nga pika 1 e këtij neni duhet të jetë i shkruar qartë, dukshëm dhe i lexueshëm në gjuhën zyrtare. Ligji nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të gjuhëve të tjera dhe shenjave që janë të kuptueshme për blerësin”, thuhet në nenin e 16 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ndërkohë, KosovaPress gjatë një vizite që ka bërë në disa markete në Prishtinë ka identifikuar mjaft produkte që shiten pa deklaracion të gjuhës shqipe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME