Categories Bota, Kuriozitete

Policët se besojnë që nuk kishte pirë, zbulohet se trupi i tij prodhonte alkool

Një burrë në Kaliforninë e Veriut është ndaluar nga policia me dyshimin se po ngiste makinën në gjendje të dehur. Oficerët nuk e besuan kur ai i tha që nuk kishte pirë alkool. Burri, rreth 40-vjeç, nuk pranoi të bënte një test për marrjen e frymës dhe u dërgua në një spital, ku niveli i tij fillestar i alkoolit në gjak u konstatua të ishte 0.2%,  rreth 2.5 herë më shumë se kufiri ligjor dhe ekuivalenti i konsumimit të 10 pijeve në një  orë. Por studiuesit në qendrës the Richmond University Medical Center në New York zbuluan se burri po tregonte të vërtetën. Ai nuk pinte birra apo pije alkoolike. Përkundrazi në zorrët e tij kishte maja, që shndërronte karbohidratet në ushqimin që konsumoi në alkool. Me pak fjalë, trupi i tij prodhonte birrë. Gjetjet e publikuan në një studim në BMJ Open Gastroenterology. Burri, i cili nuk u identifikua, kishte një gjendje të rrallë mjekësore të quajtur sistemi automatik i birrës (ABS), i njohur gjithashtu si sindroma e fermentimit të zorrëve. Sistemi i fermentimit të zorrëve ndodh kur maja në traktin gastrointestinal bën që trupi të shndërrojë karbohidratet e gëlltitura përmes ushqimit në alkool.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME