Categories Lajme

Biznesmeni italian hapi biznes në Vlorë, GPS sinjalizoi defektin në makinë

Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 10 ditësh në Shqipëri, rezulton të ketë hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike.

“Ora News”, mëson se subjekti është hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.

Ndërsa përfaqësuesja e Davide Pecorellit në Shqipëri, është shtetësja Alda Dani. Kjo e fundit është kontaktuar në telefon nga “Ora Nevvs”, duke pohuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ajo kërkoi që gazetarët ta lënë të qetë pasi e kanë shqetësuar gjatë kësaj kohe…ndëkohë që saktësoi se nuk ka qenë përfaqësuesja e shtetasit italian Davide Pacorelli…”.

Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qëra.

Në makinë janë gjendur një orë e djegur dhe dy kocka, por nuk është gjendur trupi i dekompozuar nga djegia. Deri në këtë fazë të hetimit, policia dhe prokuroria e Pukës janë duke hetuar mbi rrethanat e zhdukjes së tregtarit Italian, I cili ka humbur kontaktet dhe gjurmët që prej datës 6 janar.

Një nga pistat e hetimit mësohet se janë edhe problem që 45-vjeçari ka pasur me ortakët e tjerë italianë në biznesin e kozmetikës ndërkohë që ky version nuk është provuar qartësisht.
Dyshimet paraprake janë se zjarri në makinën “Skoda”, ka rënë si pasojë e një defekti elektrik pasi automjeti i marë me qira ka pasur GPS, dhe jepte intenerarin e lëvizjes dhe defektet që mund të shfaqte makina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME