Categories Lajme

Biznesmeni italian tregon sesi fali.mentoi brenda 3 muajve në Shqipëri: Më mby.tën…

Gjatë një konference për mediat në Romë në 11 tetor 2017 në prani të ish kryeministri Paolo Gentiloni, shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama i ftoi biznesmenët italianë të vinin dhe të investonin në Shqipëri më këto fjalë: ‘Ndërmarrjet italiane që operojnë në Shqipëri mund të jenë dëshmitarët më të mirë të arsyes se përse duhet investuar në vendin tonë. Në Shqipëri ka ende shumë hapësira dhe kostoja e punës është shumë e ulët krahasuar me atë në Itali. 

Sistemi fiskal, po e them edhe para kryeministrit, por që është shumë më i favorshëm se në Itali dhe gjithashtu ekziston avantazhi i një populli që flet italishten si një gjuhë të dytë, me të rinj që i përshtatet shumë kollaj nevojave dhe rregullave të ndërmarrjeve dhe vend në të cilin edhe këtë mund ta them para kryeministrit, nuk ekzistojnë sindikatat të cilat të mund të rebelohen e të krijojnë probleme’. 


Me shumë gjasë, duke ndjekur propagandën e qeverisë për Shqipërinë si një parajsë investimesh, një biznesmen italian i quajtur Giorgio Borin, u nis nga Verona drejt Shëngjinit për të hapur një biznes në fushën e turizmit. E vërtetë që Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri dhe mundësi për të bërë biznes. Por, e gjithë përpjekja e Xhorxhos për të gjetur suksesin në Shqipëri, filloi dhe mbaroi si një ëndërr e keqe vere që zgjati plot 3 muaj stres dhe zhgënjim. Në një rrëfim për SYRI TV, Giorgio Borin ka rrëfyer të gjithë epopenë e tij për të ngritur një biznes dhe sesi vetëm pas një sezonin veror ai ngriti valixhet dhe u kthye ne Itali. 
Në 17 Qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi të raportin  vjetor për investimet e huaja në Shqipëri. Në një panoramë dramatike, ky raport radhit një seri problematikash me të cilat përballen bizneset e huaja në Shqipëri.

Investitorët e huaj citojnë korrupsionin, sidomos në drejtësi si problem në Shqipëri. Sipas këtij raporti investitorët e huaj e perceptojmë klimën e investimeve në Shqipëri si problematike ndërsa ligjet rregullatorë të aktivitetit të biznesit ndryshojnë shpesh, pa konsultime të vlefshme. Raporti i DASH flet edhe për faktin sesi investitorët kryesorë të huaj raportojnë presione për punësime specifike politike ndërsa raportimet e korrupsionit në prokurimet publike janë të zakonshme. 
Rrëfimi ekskluziv i Xhorxho Borin për SYRI TV, nuk është as më pak e as më shumë sesa konfirmimi literal i të gjithë gjetjeve të raportit të DASH në Shqipëri, dhe konfirmimi se qeveria e Rilindjes në 6 vite krijoi një klimë biznesi shkatërrimtare. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME