Categories Lifestyle

Ekspertët tregojnë se çfarë i shtyn njerëzit drejt tradhtisë

Nëse ju kanë tradhtuar ndonjëherë, e dini ndjesinë dhe thyerjen e zemrës që shkakton kjo gjë. Edhe të famshmit, duke filluar nga Siena Miller e deri te Taylor Swift, kanë folur rreth eksperiencave të tyre të tradhtisë dhe kanë treguar si kanë reaguar kur kanë zbuluar tradhtinë e partnerëve.


Por pse tradhtojnë njerëzit?

Pse nuk i japin fund lidhjes nëse nuk janë të lumtur? Çfarë i bënë njerëzit të shkojnë drejt kësaj zgjedhjeje? Këto janë disa pyetje për të cilat nuk ka një përgjigje ekzakte, pasi ka arsye të ndryshme që i shtyjnë njerëzit drejt tradhtisë. Shumë studime u janë dedikuar gjetjes së këtyre “pse-ve”, por një studim i ri ka hedhur më shumë dritë rreth arsyeve pse njerëzit tradhtojnë. Sipas këtij studimi të publikuar në “The Journal of Sex Research”, arsyeja numër një është mungesa e dashurisë.

Në studim u anketuan 495 të rritur për të mësuar arsyet e tradhtisë. 70% e të anketuarëve pranuan se arsyeja kryesore ishte se u ndjenë të lënë pas dore në marrëdhënien e tyre; seksualisht, emocionalisht ose të dyja bashkë, shkruan revistaclass. Ndërsa një artikull në Women’s Health zbuloi se gratë që kanë tradhtuar vepruan në mënyrë impulsive pasi u ndjenë të injoruara dhe të padashura.Ndërsa, Eva Longoria ka një këshillë të mrekullueshme për këdo që është ndjerë i/e lënduar nga tradhtia e partnerit.

“Nuk kishte të bënte me kë kishte zgjedhur ai. Unë kisha momente që mendoja ‘Okay, unë nuk jam mjftueshëm sexy? Nuk jam mjaftueshëm e bukur? Nuk jam mjaftueshëm e zgjuar?’ Pastaj menjëherë i ndaloja këto mendime ‘Jo, jo, jo …mos fillo me këto!’ Sepse ngecesh në atë cikël dhe mund ta përfshish edhe në gjëra të tjera”, është shprehur aktorja e famshme.Si përfundim, nëse nuk ndiheni të lumtur në marrdhënien tuaj, flisni me partnerin dhe përballuni me situatën si të rritur që jeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME