Categories Lajme

Biznesmeni Pecorelli, autoritetet italiane: Shqipëria s’ka sjellë ende mostrat e ADN

Zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli vijon të mbetet akoma mister. Mediat italiane shkruajnë se pala shqiptare ka vonuar dërgimin e mostrave të ADN-së për t’u krahasuar me ato të vëllait të tij Antonello. Sipas saj koha e hetimeve po zgjatet pasi informacionet nuk po vijnë në kohën e duhur nga policia shqiptare.

La nazione shkruan se tre janë elementët që e kanë karakterizuar zbardhjen e plotë të ngjarjes. Së pari partnerja e tij shqiptare me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.

Ajo është marrë një pyetje nga pala shqiptare dhe ajo italiane disa ditë pas zbulimit të makinës së djegur të biznesmenit në Pukë. Së dyti qëndron vonesa e informacioneve nga pala shqiptare. Ndërsa elementi i tretë është dëshmia e mikut sipërmarrës me të cilin Davide Pecorelli donte të hapte një biznes tjetër në zonën e Città di Castello.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy net në Hotel Turizmi.  Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME