Categories Lajme

Biznesmeni Shqiptar në Kanada ofron mundësi punësimi, Ja kriteret

Adi Aliti, nje biznesmen i suksesshëm në shtetin Kanadez, ka ofruar një mundësi të artë punësimi për Shqiptarët. I emigruar në Kanada prej 23 vitesh, ai ka arritur të bëhet një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar atje, ku zotëron një numër të konsiderueshëm aktivitetesh.

Aliti e ka nisur fillimisht biznesin e tij në fushën e automobilizmit duke u bërë shpejt një ndër distributorët më të njohura në provincën e Ontarios me gjigantin “5 Stars Motor”. Më pas ai e ka zgjeruar biznesin e tij në “Real Estate” duke u marre me shitblerje të pronave e më pas me “Mortage Broker” dhe “Investor Advisor”.

Duke hyrë në listën e biznesmenëve të mëdhenj në Kanada, Aliti shprehet se i është dhënë e drejta që të ketë të punësuar edhe nga shteti i tij duke pare eksperiencën e mirë që vjen nga bashkëatdhetarët e tij që vijnë të punësuar me kontrata pune në Kanada.

Aliti shprehet për Shqiperia Ime se aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere bazë siç është mosha 19-45 vjeç, të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze dhe të kenë diplomë në profesionin që kërkohet. Një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë ëndërr shtetin Kanadez për të punuar dhe pse jo për të ndërtuar edhe një jetë të re! Për informacione të detajuara mund të kontaktoni në www.adialiti.com, në e-mailin [email protected], ose ne rrjetet e tjera sociale Adi Aliti në instagram ose facebook. Në këto kohë pandemie ky është një lajm i mirë që vjen nga përtej oqeanit!/Shqiperiaime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME