Categories Lajme

Biznesmeni u gjet i vdekur në koshin e plehrave, 37-vjeçari dënohet me 20 vite burg, nëna: Djali im i pafajshëm, e vrau familja e tij!

Historia e vrasjes së një biznesmeni dhe dënimi i një 37-vjeçari është trajtuar sot në media. Në emisionin “Me zemër të hapur” u rikthye historia e vitit 2015 në qytetin e Fierit, ku i ndjeri Noke Likometaj u gjet i vrarë dhe i hedhur në një kazan plehrash.

Për këtë vrasje është akuzuar nga familja e viktimës shtetasi Skënder Krasniqi. Familjarët e tij, nusja së bashku me nënën e tij 80-vjeçare kanë denoncuar pas shume episodesh ligjore dhe kundërshtimesh mbi atë çfarë ka ndodhur me të akuzuarin Skënder Krasniqi, duke pohuar se është i pafajshëm dhe se po vuan dënimin pa të drejtë.

Por nga ana tjetër nëna e të akuzuarit, Roza Krasniqi shprehet se me viktimën ka pasur para ngjarjes një episod ngacmimi nga ana e të ndjerit dhe për këtë shprehet ajo është dyshuar dhe akuzuar i biri. Edhe pse kanë kaluar vite drejtësia sipas 80-vjeçares nuk është dhënë. “Nuk dua asgjë, vetëm që e drejta e djalit të dalë në dritë. Unë dua vetëm drejtësi”, tha e moshuara.

Ajo ka treguar dhe si kishte ndodhur ngacmimi. “Më thoshte hajde pastro në shtëpinë time, mos shit banane. Si do veja unë në shtëpinë e tij, grua pa burrë.

I thashë djalit të tij, pastaj nuk erdhi më. I thashë në qershor, ai u vra në nëntor. Se vinte më përplaste bananet, lëri thoshte bananet e hajde pastro në shtëpinë time. Unë i thashë të mos më binte në qafë. I biri më tha i them unë mos ki merak. Nuk më ngacmoi më. Djalit tim nuk i thashë absolutisht. Unë kam 45 vjet pa burrë”, tha e moshuara më tej.

Në emision foli nga burgu dhe i akuzuari, i cili bëri apel për drejtësi dhe të dalë e vërteta, teksa familja e tij hedh dyshime te vetë familjarët e viktimës se e kanë vrarë, pasi ishte një njeri problematik.

Të njëjtën gjë pohoi dhe një dëshmitar në një lidhje telefonike, duke i bërë thirrje prokurorisë të nxjerrë të vërtetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME