Categories Sport

Interi rivalizon Milanin për transferimin e sulmuesit amerikan

Folarin Balogun ka qenë sensacioni i këtij sezoni në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi amerikan ishte i huauzar te Stade Reims nga Arsenali dhe ka shkëlqyer duke realizuar 21 gola e duke asistuar në tre të tjerë në 37 ndeshje zyrtare në Ligue 1.

21-vjeçari do të rikthehet te Arsenali, por e ardhmja e tij është larg Londrës pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Milan interesohej për transferimin e tij, por së fundmi edhe Interi është futur në garë për t’i fituar shërbimet e sulmuesit amerikan.

Neroazzurët mund të mbeten pa Edin Dzekon dhe e shohin Balogunin si zëvendësuesin adekuat të sulmuesit boshnjak.

Reprezentuesi amerikan ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025, derisa Topçinjtë janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse vije një ofertë mbi 25 milionë euro.

Përveç dy skuadrave milaneze, në garë për lojtarin janë edhe Lille, Juventus, Napoli, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Eintracht Frankfurt, West Ham United dhe Aston Villa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME