Categories Lajme

Bjellorusi/ Gratë kundër Lukashenkos

Gratë i japin forcë lëvizjes opozitare në Bjellorusi: ato sfidojnë pushtetin shtetëror dhe dhunën policore. Çdo javë gratë dalin në rrugë kundër diktaturës së fundit në Evropë. Alla dhe Sofia janë mësuese në pension. Çdo të shtunë ato u bashkohen protestave të grave në Bjellorusi. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës. Lukashenko me sa duket ka tani frikë nga gratë dhe forcat e policisë arrestojnë vazhdimisht gra në demonstrata që t’i trëmbin ato, por me sa duket po bëjnë pikërisht të kundërtën.

“Gratë nuk e kishin nisur ende marshin e tyre dhe arrestimet filluan. Çdo javë policia godet gjithnjë e më fort. Gjithçka ishte qetë kur papritmas erdhën policët dhe i tërhoqën gratë e reja në autobusët e tyre. Çfarë u kanë bërë gratë atyre? – tregon Alla. “Ne nuk kemi frikë për veten tonë – kemi më shumë frikë për fëmijët dhe nipërit tanë – ata duhet të jetojnë në një vend normal pa oficerë të tillë policie.” shton Sofia.

Alla dhe Sofia mundohen t’i bindin trupat e policisë të ndryshojnë mendje. Ndonjëherë kjo funksionon, por ndonjëherë nuk kemi fat dhe asnjë nga demonstrueset nuk e lirojnë, thotë Alla. Oficerët e policisë kanë pak respekt për ne mësueset në pension, shton ajo.

Shoqen e saj Sofian Alla e ka njohur në rrugë gjatë demonstratave. Sundimtari Alexander Lukashenko po i bashkon gratë – kundër vetvetes. Dhe jo vetëm ato. Banorët shpesh shprehin respektin e tyre për demonstruesit duke u rënë borive të makinave. Revolucioni i grave ua ka hequr frikën shumë bjellorusëve. Gjithnjë e më shumë njerëz solidarizohen me luftëtarët e opozitës.

Masha e quajnë ato me dashuri udhëheqësen e opozitës Maria Kolesnikova. Ajo iu kundërvu dëbimit jashtë vendit duke grisur pasaportën dhe duke pranuar arrestimin. E gjithë opozita bjelloruse tani gjendet ose në burg ose në mërgim. Sundimtari Lukashenko po mbahet pas pushtetit me të gjitha forcat e tij që nga zgjedhjet e falsifikuara, na thotë Alla.

Kur shkova të votoj për Svetlana Tihanovskajan isha e sigurt se gjithçka do të vazhdonte njëlloj si gjithmonë, se asgjë nuk do të ndryshonte. Por një ditë pas zgjedhjeve dëgjova njerëz që bërtisnin në rrugë “Rroftë Bjellorusia”. Menjëherë isha e sigurt se do të fitonim. Lukashenko i ofendoi thellë gratë bjelloruse me seksizmin e tij; në fakt, ne gjithmonë kemi pasur të drejta të barabarta.

Dhe tani gjithnjë e më shumë bjelloruse po i kundëvihen Lukashenkos dhe regjimit të tij. Për ta ai është mashtrues. “Ishte me të vërtetë një poshtërim për të gjithë ne, marifeti me betimin e fshehtë si president. Ata duket se nuk kanë më nevojë t’u dëshmojnë gjë njerëzve.” – thotë një protestuese. Presidenti ynë është seksist. Po ne do t’i tregojmë se sa të forta jemi.” – thotë një tjetër. Për sa kohë që na mbajnë akoma këmbët, do të protestojmë rrugëve të Minskut me flamurin e opozitës, na thonë Alla dhe Sofia, edhe po të mbetemi vetëm ne të dyja./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME