Categories Lajme

Tre variantet e hapjes së listave

Nga Astrit Patozi Fakti që mazhoranca kërkoi kohë për t’u menduar dhe i ra ai vrulli i çartur për ta mbyllur më 1 tetor historinë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor është një sinjal i qartë zbythjeje. Që do të thotë se, me shumë mundësi, drafti i Damin Gjiknurit do të pësojë ndryshime dhe ky nuk është lajm i keq. Por është ende shpejt për të fërkuar duart, pasi jam i sigurt se ustallarët janë duke u përpjekur sërish që ta mbajnë mbyllur portën e pushtetit e tyre për ta “mbrojtur” atë nga populli. Në këtë fazë fundore të debatit mbi reformën zgjedhore, tre janë mundësitë, që mund të paraqiten për t’u votuar në parlament.

1-Të qëndrojë herësi, si koncept që nuk e hap listën 100 përqind, por të ulet pragu i tij. Ai mund të përgjysmohet, apo të shkojë edhe më poshtë, por sërish një kandidati do t’i duhet të kapërcejë një numër të caktuar për të përmbysur listën e kryetarëve. Ky është, në fakt, varianti më i keq.

2-Të hapet lista 100 përqind, siç e kanë kërkuar të gjitha partitë në opozitë, duke filluar nga Partia Demokratike, e deri tek forcat politike, që ende nuk janë krijuar. Ky është varianti optimal, i cili e ka brenda konsensusin e plotë të gjithë faktorit opozitar, por është shumë larg projektit të paraqitur nga qeveria.

3-Hapja e listës të jetë e plotë dhe reale deri në masën 70 përqind, ndërsa për pjesën tjetër partitë të ketë mundësi të zgjedhin. Që do të thotë, kush do, e hap 100 përqind listën e vet, ndërsa dikush tjetër mund ta mbajë deri në 30 përqind mbyllur. Ky është një variant i ndërmjetëm, por ndoshta duke qenë i tillë mund të shërbejë edhe si zgjidhje kompromisi.

Mundësi të katërt nuk shoh, ndaj edhe i gjithë debati duhet të fokusohet për të arritur variantin më të mirë të mundshëm, që kemi në dispozicion. Dhe këtu duhet të kemi parasysh interesin e Shqipërisë, jo të një apo disa partive. Të jetë për ne, i ngrejmë të dy duart lart për hapjen e plotë dhe pa kushtëzime, e pranojmë deri diku edhe mbajtjen mbyllur opsionale, ndërsa refuzojmë kategorikisht herësin e Gjiknurit, qoftë edhe të reduktuar, si një instrument për të mos i hapur praktikisht listat e deputetëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME