Categories Lajme

BKH “zbarkon” në Portin e Durrësit, dyshohet për sasi droge të ardhur nga Amerika Latine

Kokaina e kapur dy ditë më parë në Portin e Durrësit në kontejnerin me banane të kompanisë “BanaKing” ka vënë në lëvizje autoritetet e drejtësisë shqiptare. Kështu, sot në Portin e Durrësi ka “zbarkuar” Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi ka dyshime se një sasi e madhe droge dyshohet se mund të jetë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine, raporton News24.

Prej datës 3 nëntor vijon ende kontrolli i imtësishëm i të gjithë kontejnerëve me banane që mbërritën më 28 tetor në portin e Durrësit, ku u nisën në portin “Puerto Bolivar” në Ekuador, kur prej afro një muaj udhëtim dhe ndalesa në 28 tetor mbërritën në portin e Durrësit.

Mësohet po ashtu se po punohet intensivisht nga organet ligj zbatuese për të zbuluar gjithçka të paligjshme që tentohet të futet në territorin e vendit. Hetimi përfshin përgjime të punonjësve të portit, dy prej të cilëve të arrestuar pasi nuk konstatuan në skaner lëndë narkotike dhe u desh qeni i antidrogës për ta zbuluar.

Ndërkohë, Prokuroria po heton të gjithë stafin e portit të Durrësit, pasi mënyra se si u zbuluan 33.5 kg kokainë ishte dyshuese pasi nuk u konstatua nga punonjësit e skanerit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME