Categories Lajme

Bledi Çuçi në krye të Ministrisë së Brendshme, Ndoka: Rama gaboi!

Kryeministri Edi Rama ka emëruar ditën e sotme në postin e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili aktualisht mbante pozicionin e Ministrit të Bujqësisë, në krye të të cilës u vendos Milva Ekonomi. Kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka në një intervistë për Fax News deklaroi se nuk e priste këtë emër dhe priste që Rama të vendoste në krye të Ministrisë së Brendshme një person që të ofronte garanci në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme.

“Përballë zgjedhjeve të 25 prillit ishte domosdoshmëri që Edi Rama ta lexonte realisht dhe politikisht këtë lëvizje të detyruar të tij për faktin se kishte kohë që e kishte përgatitur shkarkimin e  Sandër Lleshit nuk ishin trysnia që protesta i bënë ishte çështje e një axhendë të cilën e kishte spostuar me ditë dhe padiskutim se largimi i tij dihej në gjithë ambientin mediatik dhe politik.

Kjo nuk ishte e re, e reja ishte se unë nuk e prisja këtë emër, që Rama do të gabonte dhe do të rrëshqiste me këtë zgjedhje. Gjykoja se do të kishte një profil tjetër një profil teknik, që të ofronte garanci për organizimin  e zgjedhjeve të ardhshme, të krijonte kushte dhe një atmosferë besimi edhe tek opozita.

Nuk gjykoj se ka pengesa, për faktin se është një ministër në detyrë, për dekretim, por ka pengesa morale ka pengesa politike do të ketë edhe një gjykim në përgjithësi nga opinioni. Milva Ekonomi është një ministre që ka një profil teknik më tepër sesa politik, ruaj një konsideratë për zonjën në fjalë. Është një profil i pranueshëm.”- tha Ndoka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME