Categories Lajme

Bledi Çuçi zbulon dëshirën e vetme që ka kur ti përfundojë mandati si Ministër i Brendshëm

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli gjatë prezantimit të postit të ri që i ka besuar kryeministrin Rama, të cilin e falenderoi publikisht dhe theksoi se do të angazhohet maksimalisht në këtë detyrë.

Pa e nisur ende mirë punën, Çuçi theksoi se fjala e vetme që dëshiron të thojë sa i përket besimit të publikut është: “Në përfundim të mandatit tim, do kisha dëshirë që publiku të thoshte që i mbaroi Ministrit të Brendshëm, jo ministrit të policisë apo të rendit”.

Bledi Çuçi: Në politikë është si në dramaturgji, që vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë në mënyrën se si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja nga skena e aktorit. Kështu që, përvec shprehjes së angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin e dhënë nga kryeministri dhe grupi parlamentar për të fituar besimin e publikut, do ju thoja vetëm një fjalë:

“Në përfundim të mandatit tim, do kisha dëshirë që publiku të thoshte që i mbaroi Ministrit të Brendshëm, jo ministrit të policisë apo të rendit”, gjë që për fat të keq ka qenë dhe vijon të mbetet një perceptim megjithë përpjekjen shumë të madhe që bëri dhe Sandri për ta ndryshuar këtë mentalitet. Besoj fort, madje jam i bindur se po nuk u kuptua ky organizëm kaq i komplikuar, asnjë reformë, qoftë dhe në policinë e shtetit nuk do të ketë gravitetin e duhur, kështu që kjo është dëshira ime dhe një lloj premtimi dhe angazhimi. Faleminderit dhe një herë për besimin e angazhimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME