Dritan Resuli kthehet në drejtim te Flamurtarit pas situatës së kaluar nga covid 19. Traineri vlonjat do të drejtojë skuadrën në ndeshjen e rradhës në transfertën e Pogradecit,ndërsa fatmirësisht periudha e kaluar nga covid 19 tashmë është lënë pas. Resuli konfirmon se pavarsisht situatës,kontaktet gjatë gjithë kohës kanë qënë të vazhdueshme me stafin, drejtuesit dhe skuadrën,ndërsa e ka ndjek edhe mes ekranit skuadrën ne ndeshjet e luajtura. Traineri Resuli konfirmon se ndeshja e fundit e këtij viti kalendarik ,ndaj Pogradecit në transfertë ka mjaft rëndësi, ndërsa qëllimi mbetet që skuadra të kërkojë të realizoje objektivin.
Sipas tij fakti që skuadra ka pësuar rritje dhe kjo ndihet në skuadër, do të thotë që në cdo ndeshje ,vlonjatet do të kërkojnë fitoren. Pavarsisht vështirsisë së ndeshjes dhe kundërshtarit mjaft të vështirë për Resulin në transferte me Pogradecin do të kërkohet maksimumi .Në fund edhe për atë se cfarë pret në janar. Natyrisht disa perforcime ,vec për të përmirësuar skuadrën. Takimi Pogradeci-Flamurtrai do të luhet ditën e shtunë në orën 13 e 30 dhe ky ështe takimi i fundit i Famurtarit për këtë vit kalendarik.

