Categories Showbiz

Bledi Mane thyen rregullin kryesor në “BBVA”, i jep informacione nga jashtë Oltës

Në fillim Xhonatan Islami, tani Bledi Mane.

Duket se banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë tendencën të ndajnë informacione nga jashtë me Olta Gixharin.

Së fundmi, Bledi i cili u bë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e djeshme, i ka thënë Oltës në një bisedë se ajo është luaneshë jashtë dhe luani është Luizi.

“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem,” – u shpreh Mane.

Sikur të mos mjaftonte kjo ai e ka përshkruar si e ka parë Oltën nga jashtë.

“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit,” -vazhdoi Bledi.

“Ky është super kompliment. Ti po më mahnit mua,” – ia ka kthyer Olta.

Kujtojmë që më herët Mane u shpreh se Luizi është “i paqëndrueshëm mendërisht”.

Po sipas atij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulëret, ofendon dhe kërcënon. Këto banori më i ri ia vuri në dukje Luizit.

Pas kësaj Luizi u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpinë e “BBV” që të krijoi miqësi.

Madje artisti iu drejtua Bledit duke i thënë: “Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrijmë sa të duash bashkë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME