Categories Lajme

Blendi Fevziu flet për bashkëshorten dhe fëmijët

Blendi Fevziu rrëfeu se me bashkëshorten e tij ka plot 23 vite. Ai u shpreh se pas kaq shumë vitesh raporti mes tyre është një marrëdhënie shumë normale dhe shtoi se me kalimin e viteve dashuria pëson transformime, por mjafton që të mbetet e njëjtë.

“Vjen një moment që bëhet aq shumë i rëndësishëm njeriu që ke në krahë, aq sa kur nuk e ke, të krijohet një lloj bezdie dhe do ta kesh aty pranë”, tha ai.

“Janë një bekim i rrallë” tha drejtuesi i emisionit ”Opinion” sapo u përmendën dy vajzat e tij. Ai zbuloi se vajzës së vogël i ka qëndruar më shumë afër dhe tregoi se është shumë i lidhur me të.

Ndërkohë ai tha se gjatë kohës që vajza e madhe ishte e vogël për shkak të angazhimeve s’ka patur kohë mjaftueshëm për të qëndruar me të aq sa duhet, por tani që ajo është rritur janë të shumta udhëtimet që ata numërojnë së bashku.

Këto udhëtime Blendi i quan investime që ai i bën për të bijën, së cilës i kanë shërbyer teksa ishte me studime në Angli. “Ka udhëtuar me mua në pothuaj të gjitha kontinentet”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME