Categories Lajme

Blendi Fevziu zbulon historitë: Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja jashtë, Metën e njoh…

Blendi Fevziu, drejtues i emisionit të tij politik për rreth 24 vite që nga gushti i 1997-s, ka qenë dhe është shumë pranë ngjarjeve dhe figurave politike. Liderët e politikës i ka njohur që në fillimet e veta dhe te “Dola te Ola” rrëfeu disa nga momentet më të rëndësishme.

Blendi Fevziu si fillim e ka patur emisionin e tij politik në RTSH të quajtur “E diela debat” dhe teksa në studio u shfaq fotoja e parë e intervistës me Edi Ramën e cila është zhvilluar në atë televizion, ai kujtoi se kryeministri ndryshe nga gjithë të ftuarit e deri atëhershëm ishte i interesuar për pamjen dhe dekorin e studios, ndryshonte pozicionin e dritave që të reflektonin më mirë mbi të, ndërkohë që tani sipas tij ka ndryshuar dhe ka më tepër autoritet.

Kur gjatë programit u shfaq fotoja me kryedemokratin, Blendi zbuloi një fakt shumë interesant.

Ai tha se Lulzim Bashën e ka patur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri” i dhënë disa orë mësimi kur Blendi bënte stazhin si mësues. “Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë.

Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.Presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME