Categories Lajme

Blendi Fevziu: Prisnim një Gjykatë Kushtetuese t’i rrinte mbi kokë politikës. Veprimi i Arta Vorpsit, i tmerrshëm

Gazetari Blendi Fevziu, në studion e “Zonë e Lirë”, u shpreh se kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është skandaloze, ndërkohë pritej që kjo gjykatë do t’i qëndronte mbi kokë politikës.

“Sot është një batutë megjithëse është e rëndë që thotë “fëmija lind i vdekur”. U ngrit gjithë kjo histori e reformës në drejtësi që në fakt mund të ishte e nevojshme. Kishim një Gjykatë Kushtetuese me personazhe që mund të kenë shumë kritika, por gjithsesi kishin një integritet. Befas në votimin e parë të provës, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë shkuar dhe kanë votuar politikisht.

Kanë ndarë dy pro Metës dhe dy pro Ramës, pro Parlamentit po themi. Të katër këta njëherë nuk merrnin vendim, duhet të jenë pesë që të marrin vendim. Po u morën pesë marrin vendime. Problemi është kështu që kësaj here këta do mbanin një qëndrim që po e quajmë, juridik për qejf se nuk e impakton. Këta edhe në këtë vendim u ndanë politikisht.

Kjo është skandaloze. Të bësh një reformë në drejtësi dhe këta të votojnë politikisht. Tani ata po zihen kush të futet një këndej dhe një andej dhe të ndajnë Gjykatën Kushtetuese. Prisnim një Gjykatë Kushtetuese që të mos pyeste për politikën dhe t’u rrinte politikës mbi kokë”, tha Fevziu.

Drejtuesi i emisionit “Opinion” komentoi edhe lëvizjen e Arta Vorpsit e cila nuk u betua te Presidenti, por tek noterja.

“Unë i kuptoj të gjithë këta, por të kuptoj që një juriste që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë shkon dhe betohet tek noterja, kjo është dhe më e tmerrshme. Më seriozja në gjithë këtë kaos shteti ishte noterja, e cila tha “unë nuk kam zëvendësuar presidentin, kam  vërtetuar vetëm firmën”, u shpreh Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME