Categories Lajme

Blendi Fevziu thirrje gjyqtarëve: Kur jepni dënime mendoni për fëmijët, po u shkatërrohet jeta nga droga!

Blendi Fevziu, ka komentuar operacionin e policisë “Tempulli”, ku pati qindra të arrestuar për shpërndarje narkotikësh, fakt që tregon se konsumi i drogës në Shqipëri është në nivele mjaft të larta.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu bëri një thirrje për gjyqtarët, që kur japin vendime, të mendojnë edhe për shumë fëmijë dhe adoleshentë të cilëve u shkatërrohet jeta nga droga që shesin këta persona.

“Problemi është droga pranë shkollave të mesme, adoleshentëve. Aksioni ka patur si synim rrjetin e drogës, të fokusuar te shkollat. Ka ardhur si pasojë e dononcimeve nga prindër që kanë vënë re te fëmijët, një lloj varësie nga droga.

Si numër është shumë, nuk e di edhe burgjet a kanë vend t’i çosh kaq shumë. Ne nuk kemi patur goditje të tilla masive në Shqipëri. Këtu jemi përpara një fenomeni që ka ardhur për zgjidhje. Ka ardhur një moment që duhet të marrë një zgjidhje problematika e sigurisë në shkolla, që është edhe droga, me kë shoqërohen, alkooli, etj.

Duket se ka një vëmendje, që vjen edhe nga shqetësimi i prindërve.

Unë kam bërë një apel për gjyqtarët, kur vjen puna për t’i dënuar, ai gjyqtar që do të marrë vendimin, duhet të ketë parasysh ligjin, por edhe fëmijët, që u shkatërrohet e ardhmja.

T’i marrësh jetën në këtë mënyre një fëmije, është më kriminale se të qëllosh mbi fëmijën, sepse i jep një agoni afatgjatë.

Duhen ashpërsuar masat ndaj personave që veprojnë në këto kushte”, deklaroi Fevziu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME