Categories Lajme

Bleona Qerreti mbështet shumë fort Donald Trumpin dhe çon në pikiatë demokratin Biden

Një ngjarje shumë e madhe, por edhe e rrallë, që ka sprapsur dhe ka lënë në harresë edhe koronavirusin, ka ndodhur në Miçigan të Shteteve të Bashkuara. E shumënjohura, Bleona Qerreti, diva e madhe shqiptaro-amerikane, ka dalë në fushatën elektorale presidenciale dhe me të gjitha fuqitë, që ajo disponon, ka mbështetur presidentin, Donald Trump. Kaq e madhe ka qenë kjo mbështetje, saqë edhe vetë zonja e parë Melani, që nuk ka pyetur kurrë për historitë rozë të burrit (domethënë Donaldit), këtë herë është bërë vërtet xheloze.

– Komuniteti shqiptar mbështet në masë presidentin Donald Trump, i vetmi person që e ka luftuar socializmin “me rrënjë e me dhëmballë”, – ka deklaruar Bleona.

– Në vitin 2016, ne e fituam Miçiganin me 11 mijë vota, – nënvizon Bleona, por këtë herë, me mbështetjen tonë (domethënë të Bleonës dhe shqiptarëve), le ta vendosim kufirin për të patur një diferencë me 100 mijë vota…

Në tubim, përveç Bleona Qerretit dhe zonjës tashmë të njohur anë e mbanë trojeve shqiptare, Evi Kokalari, merrnin pjesë edhe personalitete të larta të kampit republikan. Mbi të gjitha, aty shquheshin, i ftuari special, drejtori i komunikimit strategjik të fushatës së Trump, Mr. Marc Lotter dhe amerikani më i famshëm në Ballkan dhe në Gjermani, njeriu më i besuar i Trumpit, Richard Grenell.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur, që i ftuar në këtë event, ishte edhe gazetari trumpist, me prirje shumë të djathta, Çim Peka, por ai nuk shkoi, sepse nuk mund ta linte televizionin “Syri”, në këto orë të rëndësishme, në dorë të Andi Bejtes, që njihet si njeri që s’gëzon pikë respekti për Trumpin. Pas këtij takimi, mendohet që kandidati kundërshtar, demokrati Joe Biden, që siç thotë edhe Trumpi, fle gjumë (njëlloj siç thotë Edi Rama për Lulin tonë), ka rënë ndjeshëm në sondazhe.

Ju bëjmë me dije, se sot, ose maksimumi deri nesër, vetë Bleona do të shfaqet në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, për ta thelluar më tej fushatën. Për këtë arsye, i lutemi zotni Fevziut, që të sqarojë mbarë popullin shqiptar, se votimet me postë, janë vetëm për amerikanët dhe shqiptarët, të mos dynden tek Posta Shqiptare, për të votuar Trumpin! PS. Ju lutemi, përqëndrohuni dhe lexoni më poshtë, statusin pikant të Bleonës për zgjedhjet, Miçiganin dhe fitoren e orëve të ardhshme! /TPZ.al/

Bleona Qerreti: Dua të falenderoj nga zemra, krerët e kulteve fetare dhe liderët e komunitetit shqiptar në Michigan, që treguan mbështetjen ë madhe për Presidentit tonë të jashtëzakonshëm Donald Trump. Shqiptarët në mbarë botën, nuk do t’i harrojnë kurrë 45 vitet e regjimit barbar komunist që kaluam. Për këtë arsye, komuniteti shqiptar mbështet në masë, Presidentin Donald Trump, i vetmi person që e ka luftuar socializmin “me rrënjë e me dhëmballë” për katër vite. Në vitin 2016, ne e fituarm Michiganin me 11 mijë vota. Këtë herë, për shkak të mbështetjes së komunitetit shqiptar në Michigan, FITORJA do të jetë shumë më e thellë.

Prandaj, le të vendosim kufirin, për të patur një diferencë me 100 mijë vota këtë herë, që presidenti ynë i madh të fitojë Michiganin. Dua të falenderoj, të ftuarit special në këtë event, drejtorin e komunikimit strategjik të fushatës së Trump dhe ish asistent special i Presidentit, Mr. Marc Lotter. Gjithashtu nuk mund të falenderoj mjaftueshëm, Richard Grenell, ish drejtorin e Sigurisë Kombëtare dhe arkitektin kyç, të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Faleminderit! 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME