Categories Lajme

Bleona zbulon të pathënat e divorcit me Ganiun, ç’i tha ish-bashkëshorti para se t’i jepnin fund

Vetëm pak ditë më parë, ajo nxorri në treg këngën e saj më të re, coverin e hitit italian ‘’Su di noi’’ për të cilën është shprehur se ka qenë një ndër punët e saj më të mira, pasi kjo këngë është e lidhur ngushtë më kujtimet e fëmijërisë së saj. Dhe ashtu siç pritej, kënga shkaktoi shumë zhurmë, jo vetëm për realizimin, por mbi të gjitha për shkak të notave erotike dhe pamjes së Bleonës.

E megjithatë ylli shqiptar nuk ka ndërmend të ndalet, pasi ia ka dalë sërish që mediet e ndryshme të flasin për të. Së fundi, ajo ka dhënë një intervistë për ‘’Syri Kosova’’ ku është ndalur tek martesa e shumpërfolur me biznesmenin Gani Bardhi.

“Kam folur haptazi për Ganiun, sepse është një lidhje e cila u prish për shkak të karrierës time, por  ishte një ndarje me konsensus pasi unë doja të ndiqja ëndrrën time. Ganiu ka qenë shumë i mirëkuptueshëm për këtë fakt dhe më tha: “Bleona nëse ti nuk shkon në Amerikë për të arritur ëndrrën tënde, do të rrish në shtëpi dhe do më urresh, do të gatuash, do të  shohësh lajmet si grua shtëpiake, dhe do të shikosh njerëzit tjerë që po e jetojnë ëndrrën tënde, kështu që nuk ka sens të rrish e martuar me mua kur ti ke një ëndërr’’.’’-përfundoi ajo.

E pyetur se a është e vërtetë që ata do bashkohen përsëri, Bleona ka dhënë një përgjigje të prerë. “Jo, nuk kam ndërmend të kthehem me të, pasi, gjërat kur mbarojnë, mbarojnë. Ai është prapë në jetën time, por, në një tjetër formë, që futet brenda idesë së “familjes”.’’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME