Categories Lajme

Pak shpresë për Emiliano Sala: Duhet të jemi realist, gjërat nuk po duken mirë…(Dyshimet për shkakun e rrëzimit)

Ende asnjë gjurmë nga futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili prej tre ditësh rezulton i zhdukur së bashku me avionin e tij. Sipas ekspertëve dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një masë akulli që ka pasur në njëri nga krahët avioni, referuar dhe mesazheve të fundit që Sala ka shkëmbyer me familjarët e tij, ku tregonte se gjendja ishte ‘’copë-copë’’.

Ekspertët mendojnë po ashtu se avioni ka rënë në tokë i pashkatërruar në ajër, në të kundërt tashmë do të ishte gjetur ndonjë mbetje e tij, pas tre ditëve që është kërkuar intesivisht. Policia e Guernseyit ndërkohë është mbledhur mëngjesin e sotëm për të marrë një vendim nëse do të rifillojë kërkimi për avionin.

Presidenti i Cardif Mehmet Dalman, skuadër për të cilën Sala kishte nënshkruar së fundi, thotë për mediat se shanset që ai të jetë gjallë janë të pakta, pavarësisht se kërkimet nuk duhet të ndalen. Dalman tha më tej se udhëtimi me këtë avion nuk ishte organizuar nga klubi, duke hequr kështu përgjegjësinë.

“Ne vazhdojmë të mbledhim të dhëna për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me avionin,”tha Dalman për Sky Sports News.

“Çdo gjë tregon për një aksident tragjik, me të vërtetë. Ne do të vazhdojmë të shpresojmë dhe të lutemi, por gjithashtu duhet të jemi realist, gjërat po duken keq”,është shprehur më tej presidenti Dalman.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME