Categories Lajme

Bleu makinë të blinduar 600 mijë euro, ish-ministrja Brendshme e Maqedonisë së Veriut dërgohet në qeli

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, të hënën në mbrëmje është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit prej 4 vjet heqje lirie. Ajo në vitin 2018 u dënua me burg nga Gjykata Penale e Shkupit për blerjen e diskutueshme të një makine “Mercedes” të blinduar me vlerë 600 mijë euro me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevski. Vuajtjen e dënimit ajo e kishte shtyrë deri në vendimin përfundimtar në Gjykatën e Apelit, e cila ka hedhur poshtë ankesën e saj.

Gordana Jankullovska është zyrtarja e parë e qeverisë së mëparshme që përfundon prapa grilave.
Ajo është vendosur në karantinë në repartin e pritjes për të paktën pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme, periudhë gjatë së cilës do të bëhen vlerësimet e sigurisë, përpara se të transferohet në një qeli me të dënuarit e tjerë. Gordana Jankullovska ka qenë një nga protagonistët kryesor në aferën e përgjimeve lidhur me abuzimet e zyrtarëve të qeverisë së Nikolla Gruevskit, i arratisur në Hungari pasi ishte dënuar me dy vjet heqje lirie për një vepër penale.

Në disa nga bisedat e publikuara në vitet 2013-2014 nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër, Jankullovska dëgjohej duke drejtuar fyerje të rënda ndaj shqiptarëve, duke i quajtur edhe “indianë”. Në një nga bisedat e publikuara, ajo kishte pranuar se në burg po qëndronin pa asnjë faj mbi dhjetë banorë shqiptarë të Sopotit në Kumanovë, të akuzuar për shpërthimin e një mine në këtë fshat nga e cila kishin humbur jetën dy pjesëtarë të NATO-s. Këta banorë më vonë janë liruar nga burgu si të pafajshëm, por për shpërthimin dhe vdekjen e dy pjesëtarëve të NATO-s, ende nuk ka asnjë të dyshuar./REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME