Categories Lajme

Po tentonte të kalonte kufirin në Qafë-Thanë, kapet indiani

Policia Kufitare ka arrestuar në Qafë-Thanë një shtetas indian. Në pranga ka rënë S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga 1 shtetas indian, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të dyshuar si të falsifikuar. Procedohet penalisht edhe 1 shtetas polak të cilit iu gjet në mjet, 1 armë gjuetie pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit apo armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të paligjshmërisë, konkretisht:

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të shtetasit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se ky shtetas ishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të shtetasit polak M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këto raste, u kryen nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME