Gjykata la në brug shetasin turk Ibrahim Yakar, cili është kapur në tentativë për të kaluar në Itali. Shtetasi turk, dyshohet se është pjesëtar i lëvizjes “Gylen”.
Ai u kap në tentativë për të ikur në Itali me një pasaportë bullgare të falsifikuar. Këtë mjet identifikimi ky shtetas e kishte blerë në Beograd për vlerën e 1200 eurove. Ky shtetas do të qëndrojë në burg tashmë.
Ai akuzohet për “Falsifikimin e letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimin i dokumenteve”. Ky shtetas dyshohet se ka ardhur në Shqipëri nëpërmjet kufirit me Kosovën.
