Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e ish-Sheshit Shqiponja. Policia e Shtetit njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00. Automjeti i blinduar tip ‘Mercedes Benz G Class’ në rrethana ende të pa qarta ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur.
Në momentin kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes drejtuesi nuk u gjet aty kjo ngriti dyshime se ai mund të ishte një person i rrezikshëm ose i shpallur në kërkim. Por më pas është njoftuar se drejtues i mjetit G Class është një 34-vjeçar E.D., banues në Shkodër. Ai ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihet e saktë arsyeja që ky person lëvizte me një automjet të blinduar e me targa ruse që vlera e të cilit shkon diku mes shifrave 150-250 mijë eurosh.
Ndërkohë me anë të një kërkimi të thjesht, Shqiptarja.com, mëson se të njëjtat targa ‘H 001 CH/199’ ekzistojnë edhe në një automjet tjetër në Rusi. Automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit ‘Bently’ dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme, ku njëra prej tyre u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidenti në Tiranë. Sipas faqes në interent fotot janë bërë para 4 vitesh dhe se fundmi para 9 muajsh.