Categories Lajme

Blindohet qyteti, mbyllen lokalet dhe boshatisen rrugët. Ja ç’po ndodh

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton një ditë para ndeshjes Shqipëria-Andorra masat e rrepta të marra për zhvillimin sa më normal të ndeshjes, masa organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datë 14.11.2019 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 12:00, datë 14.11.2019, bëhet me dije se:
Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Aqif Pasha” dhe bulevardin “Qemal Stafa”, pasi krahu i djathtë i stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq, si dhe vendparkimet me autorizim do të jenë para sheshit të stadiumit.Bulevardi “Qemal Stafa” dhe unaza e qytetit do të përdoren për qarkullimin e mjeteve.Rrugë-kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi deri në dalje në unazë dhe në spitalin rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit përsa i përket Policisë do angazhohen punonjës Policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, komisariatet vartëse të saj si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e Policisë.Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) monedha apo metale (të çfarëdolloji) d) çelësa të ndryshëm Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, mbasditen e sotme deri në përfundim të aktivitetit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME