Categories Lajme

Boksieri Ismail Keta i përgjigjet apelit për ndihmë të djalit 12 vjeçar Isaleo Xhemali ne Vlorë

U rikthyem sërish në shtëpinë e Isaleo Xhemalit, djalit tashmë 12 vjec, të cilin Leonardi i ati i tij që e ka birësuar, e gjeti vetëm disa ditësh, pranë një koshi mbeturinash në Ujin e Ftohtë në Vlorë, duke e shpëtuar nga vdekja dhe duke i dhuruar një familje. Këtë rradhë të shoqëruar me Ismail Ketën, 3 herë ish kampionin e kikboksit profesional, i cili teksa u njoh me rastin e Isaleos planifikoj enkas vizitë nga Gjermania për në Shqipëri, për ta njohur nga afër rastin.Ismaili si një sportistë por dhe një njeri human erdhi në familjen Xhemali jo për të bërë mbrekullira, për ti nxjerë nga skamja dhe varfëria, por për të shprehur një mirënjohje të sinqertë për Leonardin, pasi sic shprehet dhe vetë boksieri Keta “Xheste si ai i Leonardit e bëjnë vetëm Heronjtë” Një dhuratë simbolike për Isaleon, një palë dorreza boksi me mbishkrimin nga kampioni Ismail Keta, jo thjesht si një simbolikë për boksin profesionist por për ti treguar Isaleos se ashtu si Ismaili dhe ai vetë duhet të luftoj në jetë. të luftoj dhe kurrë mos të dorëzohet derisa të bëhet dikushi, dhe të gjithë mundin dhe sakrificat e prindërve të vij një ditë që tjua shpërblejë. Largohemi nga familja Xhemali, sëbashku me Ismailin, me premtimin se do të rikthehemi përsëri aty. Teksa Isaleo na premton se do të shkoj cdo ditë në shkollë, do të luftoj në jetë, që të bëhet dikushi dhe ëndërrat e tij ti bëj realitet një ditë.

Boksieri Ismail Keta i përgjigjet apelit për ndihmë të djalit 12 vjeçar Isaleo Xhemali ne Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME