Categories Lajme

Bolivi, 2.3 milion kafshë të egra, vik.tima të zjarreve në savanën tropikale Chiquitania

Më shumë se dy milion kafshë të egra, duke përfshirë jaguar, puma dhe lama, ishin viktima të zjarreve që shkatërruan zona të mëdha të pyjeve në Bolivi, veçanërisht në Savannah tropikal Chiquitania në lindje të vendit.

Profesoresha Sandra Quiroga nga Universiteti i Santa Cruz tha se “sipas vlerësimeve tona, më shumë se 2.3 milion kafshëtë egra gjetën vdekjen  nga zjarret”

Mediat lokale kanë treguar imazhe të trupave të pajetë të kafshëve të djegura në pyje dhe zogjve që kërkojnë strehim në zonat e shpëtuara nga flakët.

Zjarret, të cilat kanë shkatërruar më shumë se katër milion hektarë që nga muaji gushti, kanë shkatërruar plotësisht “pyllin parësor” i cili mbulon mbi 100 hektarë në rezervën e Tucavaca, në departamentin lindor të Santa Cruz.

“Pylli është plotësisht i karbonizuar dhe dëmi është i pakthyeshëm. Ai kurrë nuk do të kthehet në normalitet,” tha Quiroga.

Departamenti lindor i Santa Cruz ka qenë më i prekur nga nëntë departamentet e Bolivisë që kur zjarret filluan në muajin maj dhe u intensifikuan në fund të muajit gusht.

Ambientalistët drejtojnë gishtin te Presidenti Evo Morales, i cili inkurajoi djegien e pyjeve dhe kullotave për të zgjeruar prodhimin bujqësor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME