Categories Sport

“Bomba” në Spanjë, Ronaldo është penduar për Juventusin: Prej bardhezinjve humba “Topin e Artë”

Forma e dobët mund të jetë një sinjal. Kristiano Ronaldo nuk është i kënaqur te Juventusi, të paktën jo sa ishte 16 muaj më parë kur pranonte ofertën bardhezi. Largimi nga Reali duket se i ka lënë pasoja portugezit, megjithëse jo në aspektin sportiv duke qenë se Juvja ka fituar më shumë se madrilenët në sezonin e kaluar. Sipas mediave spanjolle, arsyeja e trishtimit të 34- vjeçari ka lidhje me pendesën.

Me sa duket sulmuesi ka rezerva mbi zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Serinë A. E përditshmja “ABC” raporton se CR7 ka folur në javët e fundit me disa nga shokët e tij te Reali i Madridit. Ai thuhet se ka pranuar vështirësitë në Torino, të cilat gjejnë fillesë pikërisht te largimi nga kryeqyteti spanjoll.

“TOPI I ARTË” – Nuk është thjesht çështje nostalgjie për një grup me të cilin fitoi gjithçka. Nervozizmi i Ronaldos ishte i dukshëm që disa javë më parë kur pasi u zëvendësua nga trajneri, nuk iu drejtua stolit, por vendosi të shkonte menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Rezultatet e dobëta në sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve me fanellën bardhezi janë vetëm një anë e medaljes. Në tjetrën qëndron fakti se për të dytin vit radhazi ka mbetur pa “Topin e Artë”. promovon skuadrën dhe shmang objektivat personalë, dihet botërisht se sa i lidhur është portugezi me çmimin prestigjioz. Aq më tepër që me vlerësimin e fundit, e parakaloi edhe Leo Mesi.

PESHË POLITIKE – Një javë më parë kur Ronaldo vlerësohej thjesht si më i miri i Serisë A, Xhorxho Kielini deklaronte se “Topin e Artë” nuk e kishte humbur portugezi, por ia kishte vjedhur Reali.

fjali ka qenë thjesht një detaj, por duket se në Torino CR7 është ndërgjegjësuar me peshën politike të Realit të Madridit, sidomos në lidhje me vlerësimet e futbollistëve. Edhe ky është një shkak që e ka bërë Ronaldon të pendohet që zgjodhi Juventusin si një etapë të re të karrierës së tij. Me formën që po kalon, situata rreth portugezit nuk është nga më idealet dhe megjithëse nga bardhezinjtë konfirmojnë qëndrimin e tij në Torino, nuk është çudi që pendesa ta kthejë yllin e Juves andej nga erdhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME