Categories Lajme

Bombë poshtë shkallëve të pallatit në Tiranë? Pronari i apartamentit: Dyshoj tek ky biznesmen, është hera e dytë

Një çantë e dyshimtë e dyshimtë është konstatuar poshtë shkallëve të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka brenda, dyshimet e para janë për eksploziv.

Shkalla ku është lënë çanta e cila ende nuk dihet nëse ka brenda eksploziv është në pronësi të shtetasit Ardi Ahmetaj.

Ahmetaj, me profesion shofer, ka thënë për newsbomb.al se kjo është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol. Herën e parë i është vendosur më datë 4 mars 2017.

Dyshimet e tij lidhen me ndërtuesin e njohur Dritan Llanaj, pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk” me të cilën kjo familje, ashtu sikurse shumë të tjera në zonën e Unazës së Re, janë në konflikt.

Banorët akuzojnë Llanajn se u mori truallin e tokës dhe nuk u dha apartamentet dhe dyqanet që u takonin duke i lënë duarbosh. Banorët nga ana e tyre, refuzojnë të lënë apartamentet të cilat i kanë paguar. “Kjo çantë është lënë pikërisht në shkallën ku ne jemi ngujuar prej dy vitesh”, ka thënë ai.

Policia dhe njësia antieksplozive dhe po përgatiten për shpërthim të komanduar.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME