Categories Kuzhina

Bonbonet e borës…

Përgatiten krejt lehtë dhe shpejtë në vetëm 30 minuta por shija e ëmbël e tyre të përfshin tërësisht. Mjafton të provosh një prej tyre, e më pas vështirë të ndalesh pa ngrënë edhe disa të tjera. Bonbonat prej bore ose të njohura ndryshe si bonbona me arrë kokosi sigurisht gjenden lehtë në supermarkete por kur i përgatit në shtëpi, të freskëta shija e tyre është edhe më superiore. Krokante dhe me pluhur arrë kokosi nga jashtë, me mbushje kremoze dhe me një thelpi bajameje brenda kombinimi perfekt i tyre i lë pak vend imagjinatës së shijes. Ndaj dhe nëse doni të ëmbëlsoni veten por edhe më të dashurit tuaj zgjedhja më ideale do të ishte pikërisht përgatitja e këtyre bonboneve. Ju sjellim më poshtë recetën fantastike të bonboneve prej bore, të cilat në vetëm pak minuta do të jenë gati për t’i shijuar.

Receta e bonboneve prej bore

Përbërësit

(Sasia e përbërësve më poshtë mjaftojnë për të përgatitur 30-35 bonbone)

260 ml qumësht i kondensuar i ëmbël (e gjeni kudo në supermarkete)

75 gr qumësht pluhur

30 gr gjalpë pa kripë (i ruajtur në temperaturë ambjenti)

35 thelpinj bajamesh

260 gr arrë kokosi e grirë (e gjeni kudo në supermarket)

Përgatitja Në një tas apo enë të thellë shtoni qumështin e kondensuar, qumështin pluhur dhe gjalpin. Përziejini mirë me njëra tjetrën derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Shtoni arrën e kokosit të grirë dhe përziejini mirë. Kujdesuni që të lini mënjanë pak nga arra e kokosit e grirë për të lyer bonbonet në fund. Futeni të gjithë masën në frigorifer, të ftohet përreth 20 minuta derisa masa të mund të shkëputet me dorë. Në rast se nuk forcohet sa duhet shtojini edhe pak arrë kokosi të grirë dhe përziejeni. Më pas, përmes një luge çaji krijoni format e bonboneve si toptha të vegjël në masën e një kokërr arre dhe futini nga një thelpi bajame brenda. Pasi t’i keni rrumbullakosur sa duhet lyejini me arrë kokosi të grirë nga jashtë dhe vendosini në një pjatancë. Këto ëmbëlsira ruhen në frigorifer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME