Categories Lajme

Bonusi për pensionistët/ Ja çfarë ndodh me ata që nuk e tërheqin brenda 2019

Prej datës 25 dhjetor ka nisur shpërndarja e bonusit për pensionistët. Me anë të një mjeti identifikimi, të gjithë përfituesit mund të tërheqin 3 mijë lekëshin në çdo pikë të Postës Shqiptare. Zyrat postare do të qëndrojnë të hapura deri në datën 31 dhjetor, duke i dhënë mundësinë çdo pensionisti të tërheqë shpërblimin e qeverisë. Instituti i Sigurime Shoqërore ka dhënë më tepër detaje edhe për ata pensionistë të cilët nuk mund ta tërheqin bonusin brenda këtij viti. Pensionistët nuk e humbasin shpërblimin e dhuruar nga qeveria.

Ata do të kenë mundësi ta tërheqin edhe në muajt e parë të vitit 2020. Kjo do të thotë se vendimi për shpërblimin prej 3 mijë lekësh të reja, është në fuqi edhe pas përfundimit të këtij viti. Nga ky vendim përfitojnë 663.227 pensionistë, nga të cilët 530.364 qytetarë që trajtohen me pension pleqërie, 67.754 që trajtohen me pension invaliditeti, 49.849 janë në pension familjar dhe 13.260 që trajtohen me pension social të veçantë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME