Emisioni BOOM ka sjellë sot (23 tetor) shqetësimin e katër anëtarëve të një familje në Vlorë. Ata janë 3 vëllezër dhe një motër, të cilët janë me probleme mendore.
Marsela Grabova, Julian Grabova, Fjodor Grabova dhe Elton Grabova janë trajtuar me këtë pagesë, por që prej 2014 Fjodori nuk e merr më kempin pasi komisioni mjeko ligjor e nxori atë pa grup. Ndërsa motra e tij, Marsela Grabova nuk e merr që nga prilli i 2018, pasi mjekët specialist e kane nxjerr pa grup dhe me diagnozën Prapambetje Mendore e lehtë, që nuk përbën grup.
Marsela dhe Fjodori kërkojnë të drejtën e tyre pasi ata janë të pa aftë për punë dhe kjo familje jeton vetëm me 200 mijë lekë të vjetra dhe 25 mijë lekë të vjetra ndihmë sociale.
Denoncimi në BOOM u bë nga komshia e familjes Grabova, Fatbardha.
Denoncuesja: Çdo mëngjes kanë problemet dhe hallet e tyre. Ne nuk na vjen mirë që këta zihen dhe rrihen. Kjo na ka ngritur në kmbë që të shqetësohemi. Plus fukarallëku dhe heqja e pesionit të tyre. Ne i respektojmë. I japim edhe ushqim. 4 të sëmurë me 2 pensione. Asnjëherë nuk i sjellin pensionin në shtëpi. Dikush ja merr rrugëve, i dehin me raki dhe ja marrin. Ky shtet i ka braktisur. Janë të papërgjegjshëm. Edhe prindërit nuk kanë qenë të saktë. Me kemp janë trajtuar që kur kanë lindur.
Gazetarja: Kush ishte arsyeja që iu ndërpre kempi?
Denoncuesja: Ata e di vetëm mjekësia dhe shteti
Marsela Grabova: Dua një ndihmë, dua që shteti të verë dorë.
Gazetarja: Sa vite ke që është ndërprë kempi?
Marsela Grabova: U bënë 7 vjet. Që kur kam lindur jam trajtuar me kemp. Nuk e dimë pse na i kane hequr. Ndihma e parë e shtetit, të na sigurojë ndonjëgjë edhe ushqim. Kur nuk kanë cigare këta vëllezërit e mi më rrahin për flokësh. Ne kërkojmë kempin e invaliditetit.
BOOM takoi edhe mjekun përgjegjës të shërbimit komunitar në Vlorë. Ai tha se kempi epror në Tiranë e ka nxjerrë Marselën pa kemp.
Mjeku: Sa i përket flamiljes Grabova, para tre vitesh kur kam filluar unë punë me kemp ishte vetëm një pjesëtar i tyre, Eltoni. Jualianit i ishte shkëputur për shkak të mosparaqitjes. Duke parë gjendjen e rënduar nga ana social ekonomike, i adresuam edhe dy pjesëtarë të tjerë. Marsela ka dalë në datën 15 shkurt 2018 dhe ka marrë aprovimin për të filluar kempin. Letrat, pasi kanë shkuar në Shërbimin Social, i ka çuar në kepin epror në Tiranë. Kemi epror në Tiranë ka vendosur për mosvazhdimin e kempit. Në qendrën komunitare të shërbimit të shëndetit mendor Vlorë jepet asistencë mjekësore nga ana ambulatore për të gjithë banorët e Vlorës dhe fshatrave të Vlorës. Duke qenë se Marsela ka një kartelë këtu te ne, paraqitje në qendrën tonë nuk ka pasur. Sa i përket Fjodorit, mund të them se ai nuk njihej fare nga shërbimi komunitar i shëndetit mendor në Vlorë. Në këtë familje shërbimi komunitar ka qenë në kontakt të vazhdueshëm. Eltoni dhe Juliani ndiqen nga ana jonë. Për Fjodorin dhe Marselën nuk kemi pasur asnjë indikacion si nga stafi jonë ashtu edhe nga struktura të tjera.
Mjeku i Shërbimit Social Kombëtar Vlorë, Redian Kapo: Unë jam mjeku i Sherbimit Social Vlorë, e kam këtë detyrë prej gjashtë muaj, jam i njohur me rastin dhe dosjen e familjes Grabova, nuk i njoh personalisht por sipas regjistrit kam vënë re se Marsela ka kaluar në kempin epror me divergjencë nga komisioni Shërbimit Social. Ne dosjet na vihen në dijeni nga administratori i rajonit ku ata janë banorë, ne bëjmë verifikimin e dokumentacionit dhe kur diagnoza është jashtë kriterit atëherë nuk mund të kalojë me grup. Çdo person ka të drejtën të pajiset me fletë të re ridrejtimi për kemp. Në rastin konkret nuk kam qenë me këtë detyre.
Administratorja sociale: Unë kam aty në atë punë prej 5 vitesh. Edhe tani për momentin nuk është se më kujtohet domethënë se deri kur mund të ketë marrë Fjodori, megjithatë po të më lesh një numër kontakti ju jap informacion për dosjen e Fjodorit. Për Marselën ka qenë në këmp epror kohët e fundit dhe është kthyer pa grup, ndërsa dy të djerët vazhdojnë.
Gazetarja: Si veproni ju si punonjëse në raste si rasti i familjes Grabova kur asnjë prej pjesëtareve nuk është në gjendje shëndetësore, por edhe mendore të shkojë në institucionet përkatëse për të kërkuar te drejtën e kempit?
Administratorja sociale: Ne kemi kontakt, kemi një numër telefoni të Marseles të cilën e kemi njoftuar për gjithçka dhe jemi here pas here ne kontakt edhe për gjendjen e tyre shëndetësore.