Categories Lajme

“BOOM”: Njohu bashkëshortin pasi u paralizua, familjet e çiftit kundër martesës

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora në rubrikën e kësaj të premteje  ‘Shqipëria pa filtra’ solli rastin e Vilmës, jeta e se cilës rridhte normalisht deri në tetor të vitit 2013 kur u aksidentua në GreqiTeksa po ecte në rrugë një makinë e përplas 31-vjeçaren dhe pas atij momenti jeta e Vilmës ndryshoi plotësisht. Ajo nuk mund të ecë më si dikur, por ështe e detyruar të lëvizë me karrocë.Pavarësisht këtij momenit të vështirë që iu desh të kalonte, Vilma mësoi të sfidoje dhimbjen dhe vuajtjen që i shkaktoi qëndrimi në karrocë me rrota.Jeta e saj ndryshoi plotësisht dhe shumë gjëra që i bënte dikur, sot e ka të pamundur për t’i bërë.Por siç thonë shpesh, jeta me një dorë të hedh dhe me tjetrën të pret.Pavarësisht problemeve shëndetësore, Vilma u njoh me një djalë që e donte shumë dhe pranoi të martohej me të, por edhe ketë filluan problemet.

Vilma: U njoha me një djalë që më do dhe vendosëm të jetojmë bashkë. Prindërit e tij nuk janë dakort për shkak të problemeve të mia shëndetësore, por edhe familjarët e mi janë kundra kësaj martese. Ai më do shumë dhe kujdeset për mua, por familjet i kemi kundër dhe nuk na përkrah askush. Jemi detyruar për tu zhvendosur në Tiranë. Unë kam nevojë për fizeoterapi dhe ndihmë ekonomike se bashkëshorti im shpesh rri pa punë për tu kujdesur për mua.“BOOM” i bën thirrje çdo shqiptari që ti vijë në ndihmë sadopak këtij çifti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME