Categories Lajme

Dy të shoqëruar për ate.ntatin ndaj prokurorit

Policia ka shoqëruar dy persona lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, pasditen e sotme te mbikalimi i Shkozetit. Persona janë marrë në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi ngjarjen, nuk janë arrestuar.Forcat e  Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës mësohet se janë nisur drejt Durrësit, ndërsa janë marrë masa të larta sigurie në qytet pas atentatit.Ndërkohë kërkimet e policisë për autorët e atentatit që plagosën me armë automatike prokurorin Ndoj, shoferin Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon vijojnë.Makina, e cila dyshohet se u përdor prej tyre në atentat, u gjet në fshatin Shkafonë afër Gjirit të Lalzit. Në brendësi të mjetit tip ‘Benz’ 2800 janë gjetur 2 armë automatike të cilat dyshohet se janë përdorur për atentatin. Prokurorët Martini dhe Hadarmataj kanë shkuar në vendin ku u gjet automjeti për të marrë provat.Policia ngriti postblloqe dhe ushtroi kontrolle në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar.Pistat ku është fokusuar grupi hetimor janë për shkak të detyrës dhe të konflikteve personale për pronat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME