Categories Lajme

Bordi nuk e bëri publik vendimin! Sot rritet sërish çmimi i naftës, arrin 221 lekë për litër

Këtë të martë çmimi i naftës u rrit sërish në pikat e karburanteve. Një litër naftë sot, po tregtohet me 221 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte një ditë më parë. Një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë, nga 206 lekë për litër që ishte më parë.

Në media u përfol se ndryshimi i çmimeve erdhi pas vendimit të djeshëm të Bordit, megjithatë ky bord edhe pse i quajtur “Bordi i Transparencës” nuk ka bërë publik vendimin e marrë, ndryshe nga rastet e mëparshme.

Nafta ka shënuar rritje në bursë, që duket se është reflektuar edhe tek çmimi në vendin tonë.  Në bursa, nafta tregtohej të martën në mëngjes në 118 dollarë për fuçi.

Fakt është se rritja pasqyrohet menjëherë në tregun tonë, por kur çmimi i naftës ulet në bursa, ai nuk pasqyrohet fare ose vetëm pak. Kështu për shembull, kur çmimi i naftës në bursë ishte rreth 92 dollar, ai nuk zbriti më pak se 203 lekë/ litri në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME