Categories Lajme

Festa e Sulltan Novruzit, urimi i Baba Mondit: Lutemi që lufta në Ukrainë të mbarojë, kryegjyshata botërore e hapur për të mirëpritur familjet në nevojë

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi ka mbajtur fjalën e tij në festimet e ditës së Sulltan Novruzit. Lutjet e kryegjyshit botëror kanë shkuar për luftën në Ukrainë.

Ai thotë se lutet që lufta të përfundojë dhe se kryegjyshata e familjet bektashiane do të jenë të hapura për të pritur njerëzit në nevojë.

Gjithashtu, lutjet s’kanë munguar as për Shqipërinë, ku urimi i Baba Mondit ishte që ditët të jenë sa më të begata dhe të mbizotërojë shpresa.

“Lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë. Familja duhet të jetojë e lumtur dhe jo e ndarë. Imam Aliu thotë, mos u bëj rob i të tjerëve kur Allahu të ka lindur të lirë.

Me këtë mesazh lutjeje, ju siguroj që Kryegjyshata do të ketë derën e hapur për familjet në nevojë. Zemrat e bektashinjve do të jenë të hapura për këtë popull. Ne jemi shpirtërisht me zemër pranë njëri-tjetrit, mbi të gjitha për t’u gjetur sa më parë atyre që humbë strehën dhe sofrën në luftë.

Lutjet tona shkojnë për Shqipërinë, që begatia, harmonia e shtruar këtë ditë të begatë të mos mungojë. Ne po rrëfejmë dhe kemi bashkuar dy familjet, duke lutur për të dhënë forcë dhe shpresë.

Lulëzimi i kësaj dite të re të lulëzojë shpresa të reja. Ndihmo që të ndihmohemi, Imam Ali, Zoti ju bekoftë të gjithëve Amin!”, tha Baba Mondi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME