Categories Sport

Borussia e nis 2019 me telashe, lojtari rrezikon sezonin

Një lajm aspak i mirë ka ardhur sot për trajnerin e Borussia Dortmund, Lucien Favre, i cili ka mësuar se mbrojtësi 23-vjeçar, Manuel Akanji, rrezikon t’i nënshtrohet operacionit në ditët në vijim. Akanji, i mbërritur te skuadra e Borussia një vit më parë (janar 2018), u dëmtua në ndeshjen e 18 dhjetorit ndaj Fortuna Dusseldorf. Fillimisht u mendua se dëmtimi ishte i lehtë, por situata nuk po përmirësohet dhe lojtari rrezikon t’i nënshtrohet një operacioni në këmbë, çka do ta linte atë jashtë fushave deri në fund të sezonit. Skuadra ka nisur dje grumbullimin në Spanjë, por lojtari nuk ka udhëtuar me shokët, duke qëndruar në Dortmund në pritje të një vendimi.

Akanji këtë sezon është aktivizuar si titullar te skuadra e Borussia Dortmund, duke luajtur në 18 ndeshje dhe realizuar një gol, duke qenë i rëndësishëm për ecurinë e deritanishme të ekipit, që kryeson Bundesligën. 23-vjeçari i kushtoi ekipit të Borussia 21.5 milionë euro në merkaton e janarit, por tani skuadra është detyruar të gjejë një zëvendësues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME