Categories Sport

Bota nën këmbët e Ansu Fati, talentit 16-vjecar të Barcelonës

Është vetëm 16-vjeçar, por, Ansu Fati, si në ditët e para të Leo Messit në fëmijëri, ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Ai ka shënuar sërish për Barcelonën, në fitoren 5-2 në “Camp Nou” kundër Valencias, po ashtu edhe ka asistuar për golin e shënuar nga De Jong. Shumë vite më parë, bota u njoftua me Leo Messin. Në moshën 16-vjeçare, argjentinasi kishte nisur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, si një ndër talentët më premtues dhe që do të lërë gjurmë në botën e futbollit.

Këtë edhe e ka bërë Leo Messi, ka shkruar emrin në librat e historisë, si një ndër futbollistët më të mirë në botë, ndoshta edhe më i miri i të gjitha kohëve – ka fituar 5 Topa të Artë, 6 Këpuca të Arta dhe ka thyer shumë rekorde historike që askush nuk e ka imagjinuar se janë të arritshme.

Përderisa Messi ka lënë tashmë 32 vjet dhe po shkon drejt pensionimit, varjes së atleteve, pasi i ka dhënë shumë futbollit për më shumë se 10-vite, një tjetër “Messi” po lind, po ashtu te Barcelona. Ai është Ansu Fati, 16-vjeçari që ka mahnitur tashmë botën me talentin e tij.

Fati, në mungesë të shumë lojtarëve, mori ftesë nga Ernesto Valverde për të luajtur me ekipin e parë dhe debutoi me 25 gusht. Disa ditë më vonë, me 31 gusht, Fati u inkuadrua në lojë kundër Osasunës në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë golin e barazimit për 1-1, goli i parë në karrierë me fanellën e Barcelonës, i cili s’mund ta besonte që në moshë kaq të re, erdhi dita që shumë fëmijë të akademisë e ëndërrojnë.

Sido që të jetë, ai ishte vetëm fillimi për Ansu Fatin. Për shkak të talentit që posedon, por ndoshta edhe mungesave që ka në fazën ofensive Barcelona, Valverde ia dha shansin edhe të shtunën, kundër Valencias.

Fati, edhe pse 16-vjeçar, tregoi që e pret një e ardhme e ndritur dhe shënoi e asistoi në fitoren 5-2 në “Camp Nou”. Pas kësaj ndeshje, e përditshmja spanjolle ‘Sport’, ka vendosur foton e Fatit në ballinë dhe ka shkruar ‘Ansu, nga cili planet vjen?!’, derisa gazetarë të shumtë mendojnë se një tjetër ‘Messi’ ka lindur.

Fati, që më 31 tetor do t’i mbushë 17 vjet, është bërë futbollisti më i ri në histori të Barcelonës që shënon në La Liga dhe më i riu në histori të La Ligës që asiston dhe shënon në një ndeshje. Jeta i ka ndryshuar rrënjësisht Ansu Fatit dhe një gjë tashmë është e sigurt, ai do të shndërrohet në një prej më të mirëve në të ardhmen dhe do t’i dhurojë shumë futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Zyrtare/ Zgjat vetëm 1 vit aventura në Vlorë, mbrojtësi njofton largimin nga Flamurtari

Alessandro Kacbufi ka konfirmuar largimin nga Flamurtari. 24-vjeçari ndan rrugët kështu me kuqezinjtë vetëm pas…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sherr para finales PSG-Inter (Video)

Finalja e Champions League, mes PSG-së dhe Interit ISHTE planifikuar të nisë në orën 21:00,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Max Pedersen fiton në Vlorë, çiklisti danez rikthen fanellën rozë, përfundon etapa e 3-të në vendin tonë

Max Pedersen tregon klasin e tij dhe fiton në etapën e 3-të të Giro D’Italia.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Etapa e tretë e Giro d’Italia përfundon nesër në Vlorë, Policia: Ndalim qarkullimi në disa rrugë deri në orën 23:00

Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari mund Vorën dhe rikthehet në Superiore pas 5 vitesh

Kategoria e Parë ka mbyllur sot sezonin dhe tani kemi njohur të gjitha verdiktet. Vora…

LEXO ME SHUME