Categories Lajme

Bozo-qytetarëve: Ta çoni votën për PS, është forca në progresiste në vend

Luljeta Bozo Kandidatja për deputete e PS,  hapi fjalimin në fushatën përmbyllëse të kësaj force politike.. Nga sheshi “Skënderbej”, Bozo kërkoi votën për PS, duke e cilësuar si votë në drejtimin e duhur. Bozo e cilësoi fushatën e PS si qytetare, pasi sipas saj janë respektuar të gjitha rregullat e pandemisë. Ajo iu kërkoi qytetarëve të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit.

“Jam shumë krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez i cili ka punuar me devotshmëri për vendin. Një brez i heshtur që ka energjinë dhe pjekurinë për të qenë këshilltar për të gjitha fushat e jetës sonë. Ju ftoj të gjithëve të votojmë më 25 prill sepse jemi të lirë të lëvizin në sajë të vaksinave që siguroi qeveria jonë që na dha këtë mundësi të gëzojmë nipër e mbesa të hyjmë e të dalim.

Armikun e padukshëm po e mposhtim avash avash. Mendoj jemi në fund të fushatës sonë dhe mendoj se kemi bërë fushatë shumë qytetarë duke respektuar rregullat, duke vënë në qendër të vëmendjes shëndetin. Fushata jonë ka qenë brenda gjithë rregullave duke pasur gjithmonë në vëmendjen tonë të respektojmë njëri-tjetrin.

Si gjyshe dhe shkencëtare nuk duhet të reshtim asnjë minutë, të punojmë që të realizojmë me sukses rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Të ndërtojmë, rrugë, porte dhe aeroporte që ta bëjnë më të bukur jetën tonë. Edhe një fjalë të fundit si gjyshe dhe si shkencëtare mendoj vota jonë është shumë e rëndësishme,  e shenjtë dhe individuale. Ajo duhet të shkojë në drejtimin e duhur për PS që është forca në progresiste në vendin tonë,” deklaroi Bozo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME