Categories Politike

Braçe i përgjigjet Andi Lilës: Nuk më tregon askush mua si duhet të flas!

Zëvëndës kryeministri Erjon Braçe i është përgjigjur futbollistit Andi Lila i cili, në postin e kryetarit të Sindikatës së Futbollsitëve u shpreh se do të jetë gjithmonë në opozitë me poltikanët që nëpërkëmbin të drejtat e futbollsitëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ky askush nuk e detyron që ta ndalojë të shprehë atë që mendon. Më tej Braçe shton se po flet me fakte dhe se janë vendimet Gjykatës, ndërkohë që shkruan se “nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni!”

Postimi i plotë

PER ANDIN, FUTBOLLIN E PISTE DHE
LIGJSHMERINE QE DUA!

I nderuar zoti Lila!
Nuk do replikoja kurre me nje futbollist-ata thjesht i ndjek ne gare,
i duartrokas pa fund kur e meritojne,
por meqe u prezantuat nga detyra e larte e kryetarit te pare te Sindikates se Futbollisteve,
po ndaj me ju,
tre kater mendime mbi ate qe lexova.

E para dhe kjo eshte personale;
Jo ju, por kerkush perfshi dhe ate qe e dallova mes rreshtave,
nuk me thote dot se si duhet te flase!
Une zotni kam lirine te them ate qe mendoj dhe e bej si dua:
Prej pasionit si tifoz e s’me vjen turp hic,
prej detyres egzakt kur duhet te bej detyren, teresisht e ndare me pasionin!

Tani per ceshtjen;
E para, une nuk paragjykoj kerkend,
as individe, as ekip e as FSHF.
Une i referohem fakteve!
Tre vendime te Cas nuk jane paragjykim por vendime gjykate!
I fundit prej tyre ka legjitimuar sistemin BFDS te monitorimit te garave te paracaktuara me qellim bastet e paligjshme!
Kete ta them si shtetar mu ne mes te realitetit, por edhe si tifoz qe urren ta mashtrojne kur sheh nje ndeshje futbolli!
Tani nje pyetje kam;
Ju perse refuzoni te pranoni qe paracaktimi i rezultateve te nje gare, kombetare e nderkombetare,
eshte nje fenomen i perhapur ne futbollin shqiptar e per te cilin flasin te gjithe?

Nuk pastrohet, kurohet, permiresohet duke kapur majen e konkurences, financohet futbolli duke fshehur krimin zotni!

E dyta, mua me kerkon llogari per te drejtat e futbollisteve?!
Zotni e kam une gabim apo marredhenia eshte mes futbollistit, klubit, permes nje kontrate qe administrohet nga palet dhe FSHF-ja, e cila duhet ta mbroje ate kontrate?!
Nese ti e di ndryshe, atehere kot qe e keni ngritur ate sindikate.
Kontratat e futbollisteve kane rregullat dhe institucionet ku mbrohen e te siguroj, nuk eshte Qeveria ajo qe i garanton. Kerkund.

E treta, po, ti ke te drejte, bilancet e pista jane detyre e Tatimeve.
Por duhet te dish dy gjera:
E para, te gjitha detyrimet e sotme ndaj fiskut i kane llogaritur tatimet, pra kane bere punen;
E dyta, sa here une kam nxitur kete-sic ti ma kerkon, FSHF ka uleritur per nderhyrje politike e ka kercenuar me UEFA!

Kjo eshte E VERTETA.
Si tre stadiumet e kesaj qeverie!
Aty luan ti!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME