Categories Lajme

Braçes nuk i del e keqja me pushuesit e jugut, jep sugjerimin e rradhës

Zëvendës kryeministri i vendit Erion Braçe, duket se këtë sezon veror e ka ndarë mendjen dhe  i është futur një profesioni të dytë me kohë të pjeshme, atë të udhërrëfyesit turistik. Pas postimit të javës së kaluar në instagram, ku i këshillonte ndjekësit e tij mos të shpenzonin vetëm në Palasë por të konsideronin dhe Beratin si një destinacion të vlefshëm turisik, ditën e sotme Braçe na njeh me bukuritë e Belshit.

Mbetet të presim se ku do të jetë destinacioni i rradhës ku do të na çojë guida Braçe javën e ardhshme. Postimi i plotë: Sot shkoni ne Belsh! Nuk e dini c’eshte? Akoma me mire! U bezdise tani se je nisur rruges per ne Palase ku cantat e vogla nen sqetull apo varur djagonalisht kane nisur paraden?Kthehu! Ke qene ne Palase e ke pare e ke paguar thjesht per te qene! Diell ka kudo!Belshi eshte vetem 56 minuta larg nga Tirana, kaq pak! Eshte nje bukuri qe se ke pare kurre, ske ditur, ske mundur, ske dashur!

Po e ke humbur ama! Shihe videon e fotot; Nuk ndodh kund ne kete vend qe te gjesh bashke kaq shume liqene natyrore, pyje rreth e rrotull tyre, ajer te paster e gjelberim natyral apo edhe te kultivuar prej njerezish punetore ne cdo centimeter; Histori e kulture, qyteterim te lashte do gjesh gjithashtu; Sport uji e toke, plazh ne ujera te pastra natyrale, patjeter;

Bujtina te vogla mikpritese, ushqim biologjik qe prodhohet nga tokat me te kultivuara natyralisht ne mes te Shqiperise! Bej Belshin sot dhe neser patjeter Divjaken! JEMI BASHKE NE DHE SHUME AFER NJERI TJETRIT, PLOTESOJME BUKURITE, KATALOG MIRESISH!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME