Categories Lajme

Braktiset Torovica, pallate bosh e shtëpi në shitje

Torovica e Lezhës, dikur një zonë internimi është mes fshatrave që po braktisen nga banorët me ritme frikësuese.  Njoftimet “shtëpia” shitet tregojnë se nga aty të shumtë janë familjet që e kanë braktisur, ndërsa rënie a numrit të nxënësve ka detyruar mbylljen e gjimnazit, të konsideruar dy vjet më parë, ngjallje e shpresës!

Gjatë regjimit komunist, Torovica ishte vend ku internoheshin ata që flisnin kundër sistemit. Me ardhjen e demokracisë, vendin e tyre në këto pallate e zunë familje të varfra nga veriu. Por edhe këta të fundit prej vitesh po e braktisin masivisht zonën. Ndërtesat bosh dhe shtëpitë me njoftimin “shitet” janë dëshmi se nga Torovica vetëm po ikin. Banorët thonë se janë vështirësitë ekonomike që i detyrojnë të braktisin zonën dhe të ikin drejt vendeve të BE. “Kanë ikur jashtë mase, vetëm për kushtet ekonomike” Dy vjet më parë, hapja e shkollës së mesme u pa si shpresë për rigjallërimin e Torovicës. Por këtë vit shkolla nuk i hapi dyert për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Drejtori i shkollës 9-vjeçare Kujtim Kolndreu thotë se të rinjtë e fshatit për tu arsimuar duhet të udhëtojnë drejt Balldrenit.

“Nxënësit janë transportuar tek shkolla e mesme në Balldren”

Në 5 vitet e fundit, rreth 1 mijë familje përllogaritet të jenë larguar nga Zona. Në zgjedhjet e fundit vendorë, në listë ishin rreth 5 mijë votues, por në proces marrin pjesë me pak se 1500. /Ora News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME