Categories Sport

Kura e veçantë, mjeku i Schumacherit jep detaje nga mjekimi

Philippe Menasché konsiderohet një nga pionierët e kërkimeve mbi qelizat staminale.

Kardiokirurgu i spitalit Pompidou në Paris ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’ në të cilën iu përgjigjet zërave për kurat që po iu nënshtrohet pacienti i tij, ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Schumacher nuk është shfaqur në publik që nga incidenti i 29 dhjetorit 2013, kur bënte ski në Meribel. Nga ai moment nuk është dhënë praktikisht asnjë lajm për gjendjen e tij shëndetësore. Komunikimi i fundit ishte më 3 janar nga gruaja e tij Corinna, në Facebook, për 50-vjetorin e lindjes së ish-pilotit.

Sipas disa zërave të dalë në rrjetet sociale, ish-piloti gjerman iu ishte nënshtruar disa terapive me përbërje qelizash staminale të përgatitura nga Philippe Menasché. Doktori 69-vjeçar zbulon të vërtetën:

‘Nuk jam kompetent për mrekullitë. Nuk po bëjmë asnjë eksperiment, term që nuk i përket vizionit serioz të mjekësisë’.

Mjeku konfirmon se ka qenë i pari që ka bërë transplant të qelizave staminale në zemër, por nënvizon se cikli i testeve klinike është mbyllur më 2017. Menasche thotë se ka marrë shumë mesazhe nga jashtë, si dhe nga Italia, nga persona të interesuar për kurën e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1. ‘Pati një shpërthim vëmendjeje karshi repartit tonë, por situata tashmë është normalizuar’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME