Categories Lajme

Braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit, rrëfimi dramatik i 30-vjeçares: Të dashurin e njoha në rrjetet sociale

Një ngjarje e rëndë tronditi pak ditë më parë opinionin publik. Një foshnjë u gjet e braktisur në një garazh makinash në një pallat në Astir, ndërsa pak ditë më pas ai ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, nëna 30-vjeçare, e cila e braktisi u arrestua dhe më pas u la e lirë.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Me zëmër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, nëna tregoi se pse braktisi fëmijën e saj sapo e lindi. Ajo tha se fëmija nuk ishte pranuar nga i dashuri i saj. Gazetarja Anila Ahmataj ka bërë një intervistë me të renë, e cila tregoi ngjarjen e rëndë nga arresti i shtëpisë.

INTERVISTA
Si je?
Mirë!
Sa vjeç je?
30
Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e paprecedentë, si erdhi në jetë ky fëmijë?
Pata një lidhje me dikë. Se kuptova se isha shtatzënë. Ia thash, nuk e pranonte.
Kush ishte ky person? Ku e ke takuar?
Në Korçë e kam takuar.
Ku keni qëndruar atje?
Kam njerëzit e mi.
Ku jeni njohur?

Në rrjetet sociale.
Sa vjeç është?
Nja 32 e ça.
Sa kohë keni komunikuar?
Edhe kohet e fundit kemi komunikuar.
Sa kohë kishit që konsumonit lidhjen?
Kishim një vit gati.
Kishe pyetur për jetën e këtij personi?
E dija që jetonte me prindërit. Një vëlla e kishte jashtë.
Kishte pasur një lidhje tjetër më parë?
Po ka pasur lidhje të tjera. Por ishte vetëm kur u njohëm.
Ju pretendonit të kishit një jetë së bashku?
Në fillim ishte serioze, por kohët e fundit nuk ishte.
Çfarë ndodhi mes jush?
Keqkuptime, gjëra pa vlerë, llogari shumë, kërcënime.
Kishte pretendime ka kishe bashkëshort?
Po dhe ndoshta, ku i dihet jetës. Unë i thash kur e kuptova se ashtu….se mbante përgjegjësinë. Isha tre muajshe kur ia thashë. Mami e mori vesh një javët e fundit. Kisha frikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME